Kosova dhe ëngjëlli i saj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe ëngjëlli i saj

19:53 | 05/03/2019
në Kryesore
0

Nga Luan Rama

Yannis Behrakis vdiq. Aparatet dhe fotografitë e tij kanë mbetur tashmë në muzeun kohës dhe të përjetësisë, pasi ky fotograf i «Reuter» fiksoi në celuloid vetë kohën, botën dhe njerëzit e saj më të mjerë dhe më të shtypur, fiksoi ato emigrime të dhimbshme e klithëse që botën do ta bëjnë gjithnjë të kujtojë; fiksoi luftrat dhe pushtimet, plumbin dhe gjakun, vdekjen dhe jetën, etjen dhe kërkimin e lirisë. Ky fotograf grek i la Kosovës një ëngjëll të vrarë, një fëmjë dy vjeçar, një lule të sapo çelur në bulëzimin e jetës.

Ishte një ëngjëll i vrarë, i gjakosur, që aparati i tij e ka fiksuar nga lart, si të ishte në një afresk mesjetar, si të ishte Virgjëresha në kishën e «Shën Marisë» së Beratit apo në kishën «Fjeta e Shën Marisë» në Voskopojë e po kështu në një tablo të Theotokos, të madhit El Greco.

Read more

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Në foton e Behrakis nuk është virgjëresha. Mes asaj dhome të varfër kosovare të përmbytur nga dhimbja, nuk rëndon e zeza e zisë, por një lloj drite aureole si në ikonat mesjetare. E njëjta atmosferë divine, paqeje, ku trupi duket se po ngrihet lart, trupi i fëmijës së vrarë gjatë luftës së Kosovës për lirinë e saj, e që tashmë një forcë e çuditshme, ajo e çastit sublim dhe e artit po e ngrinte, po e ç’vendoste atë nga realiteti për ta kthyer në një emblemë, në simbol, në një referencë kombëtare dhe botërore.

Nuk di se si ka mundur ky fotograf të shkrepë aparatin e tij para një pamje të tillë, para kësaj zie të papërshkruar, të tokës dhe gjithësisë, të ekzistencës njerëzore dhe mbijetesës, ku dora nuk duhet të dridhet, pasi ai fëmijë duhej të fliste dhe pas vdekjes. Me siguri ka qenë një çast i magjishëm, pa frymë, ku koha ka mbetur pezull. Po, Kosova duhej të kishte ëngjëllin e saj. Në morinë e fotografive të mrekullueshme dhe aq domethënëse të këtij fotografi të revoltës e humanizmit, kjo fotografi do të n’a kujtojë gjithnjë çastin e shfaqjes së ëngjëllit, atë të rilindjes së Kosovës.

Etiketa: EngjellfotografkosoveYannis Behrakis

Të Lidhura

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Para
Pranon mandatin e deputetes, Edlira Hysi: Ma kërkoi djali

Pranon mandatin e deputetes, Edlira Hysi: Ma kërkoi djali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com