Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit. Një çift të moshuarish kanë rënë pre e dhunës brenda banesës së tyre, e për pasojë janë plagosur rëndë.
Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e çiftit durrasak dhe i kanë masakruar e gjakosur. Paraprakisht dyshohet se ata kanë pasur qëllim grabitjen, por në shtëpi nuk kanë bërë rrëmujë dhe nuk kanë marrë gjë
Dy të moshuarit janë gjetur të goditur në kokë nga fqinjët dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.