Automjeti i deputetit socialist është përplasur me një mjet tjetër, shkak shpejtësia
Aksidentohet automjeti me të cilin po udhëtonte deputeti socialist, Pjerin Ndreu. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se deputeti apo të tjerë persona, nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Makina me të cilën ai udhëtonte është përplasur me një tjetër automjet. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia. Deputeti po udhëtontë në fshatrat e Pukës, i angazhuar në ndjekjene procesit të referendumit që zhvillohet sot në anëtarësinë e Partisë Socialsite.
Një ditë më parë u aksidentua në Rrugën e Kombit, eskorta e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Në aksident nuk pati të lënduar.