Dhe natyrisht që nuk bëhet fjalë për derbin e madh të kryeqytetit! Sepse të ishte kështu, do të ishte një dëm vërtet i madh që i bëhet dashamirësve të futbollit shqiptar, që te kjo ndeshje shohin përballjen më interesante të sezonit.
Bëhet fjalë për një derbi më të vogël, që zhvillohet në Kategorinë e Dytë dhe që ngrumbullon deri në 2 mijë tifozë në stadium sa herë ndeshjet Maliqit me Devollin, që e kanë kthyer përballjen mes tyre në derbin e vërtetë të juglindjes.
Ndeshja ishte në program për t’u zhvilluar ditën e diel, por policia ka kërkuar që sfida të luhet 24 orë më pas, pra ditën e hënë, pasi të dielën në qytetin e Maliqit do të zhvillohet një protestë e opozitës.