Shkarkohet pedagogu i Universitetit Bujqësor, ngacmonte seksualisht studentet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet pedagogu i Universitetit Bujqësor, ngacmonte seksualisht studentet

22:10 | 01/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se ka firmosur 6 urdhra për largime nga puna të pedagogëve në këto fakultete, si pasojë e ngacmimeve seksuale, mit-marrjes, paaftësisë së zotërimit të shpjegimit të lëndëve, si dhe shitjen e librave më detyrim ndaj të rinjve. Në fjalën e tij, kreu i Universitetit tha se ankesat e bëra nga studentët janë marrë menjëherë në konsideratë, duke shkëputur kontratën e punës me këta pedagogë. Ai tha se për arsye etike nuk mund t’i bëjë publikë emrat, duke shtuar se ky fenomen ka shqetësuar të gjithë universitetin. “Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot). Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, tha ai.

Shkarkimi i menjëhershëm i pedagogut

Rektori nuk nguron të tregojë edhe momentin se si tre studentë i kanë shkruar në zyrë, duke treguar momentet e tmerrit që kanë përjetuar nga abuzimi i pedagogut të tyre. “Mua nuk më kishte ndodhur asnjëherë të më vinin në zyrë studentët dhe të më tregonin se çfarë bëjnë pedagogët. Dy vajza dhe një djalë, nga Mjekësia Veterinare kur me treguan për ngacmimet seksuale të një pedagogu dhe u pohua nga të tre, nuk kam mundur ta përballoj emocionalisht. Kam qarë dhe e vetmja gjë që kam menduar në ato momente, ka qenë vajza ime. Nuk jam ndjerë asnjëherë më keq, gjatë gjithë jetës sime. I inkurajoj ato vajza që guxuan të thonë të vërtetën. Madje unë në telefonin tim kam bisedat që studentet kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë ngjarje”, rrëfeu ai i tronditur. Më tej, Musabelliu shtoi se rasti është njohur për të gjithë universitetin dhe kanë nisur bisedimet edhe me Ministrinë e Arsimit në lidhje me këtë skandal.

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Anketat për performancën e pedagogëve

  1. Musabelliu tha se pas protestës së studentëve, e cila nxori në pah shumë probleme, janë bërë disa anketa në lidhje me performancën e pedagogëve. “Universiteti ka 320 anëtarë stafi akademik. Shumica prej tyre janë me kualifikime shumë të larta. Qasja që ata kanë në punën kërkimore, është shumë e lartë. Në mënyrë të përvitshme ne bëjmë vlerësimin e performancës akademike”, tha ai. Sipas tij, në vija të përgjithshme pedagogët kanë pasur një nivel për të përgëzuar dhe kjo gjë është shprehur edhe nga vetë studentët. Ndërkohë, bëri me dije se për vitin 2018 janë zhvilluar rreth 400 anketa në fund të semestrit të parë dhe atij të dytë. Përgjigjet e tyre janë pozitive dhe rastet më të përsëritura të cilat janë denoncuar edhe nga studentët më së shumti janë për shitje librash me detyrim si dhe paaftësi në zotërimin e lëndës.

Mungesa e praktikës në universitet

Në këtë intervistë rektori nuk la pa përmendur edhe mungesën e praktikës në universitet, e cila është tejet e theksuar. Ai tha se qeveria ka akorduar një fond 1 milion euro, por deri më tani janë ende në pritje. Sipas tij, praktika është thelbësore dhe në mënyrë të menjëhershme duhen krijuar kushtet, të cilat ndihmojnë si studentët, po ashtu sjellin prodhime të ndryshme për vendin. “Një nga shqetësimit e ngritura shpesh prej studentëve është edhe mungesa e zhvillimit të praktikave mësimore. Ky është universiteti i Bujqësisë, ku shumica e diplomave janë unike dhe kanë nevojë për praktika mësimore dhe profesionale në mënyrë të domosdoshme. Universiteti jonë ka 5 fakultet: Bujqësi dhe Mjedis, Ekonomi dhe Agrobiznes, Shkenca Pyjore dhe Industri Druri, Bio-Teknologji dhe Ushqim si dhe Mjekësi Veterinare. Po ashtu ka dhe një Institut me statusin e fakultetit që është ai i Resurseve Gjenetike dhe është instaluar në Valias. Duke qenë se është fermë didaktike eksperimentale, shërben për zhvillimin e eksperimenteve, ku duhet të punojë edhe studenti. A është shembulli më i mirë, se si duhet të ishte? Sigurisht që jo. Dhe në këtë kontekst, studentët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë shumë të drejtë. Kjo është nga gjërat që ne kemi kërkuar dhe shpresojmë që qeveria shqiptare të akordojë një fond prej 1 milionë euro. Unë shpresoj që së shpejti të dalë VKM-ja për vënien në punë të fermës, e cila do të jetë njësia qendrore për ofrimin e shërbimit të praktikave mësimore, por edhe të ofrimit të trajnimeve, që duhet të bëjë ministria në nivel kombëtar”, bëri me dije ai. Më tej, rektori theksoi se aktualisht mungon një fermë prove për farat e ndryshme në prodhimet bujqësore, si gruri, misri etj.

Etiketa: Bahri Musabelliupedagogshkarkimeuniversiteti bujqesor

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
Samit Diaspore? Emigrantëve jepuni të drejtën e votës dhe ndërtoni një muze, kur të rinjtë të njohin sakrificat e tyre

Samit Diaspore? Emigrantëve jepuni të drejtën e votës dhe ndërtoni një muze, kur të rinjtë të njohin sakrificat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com