Një automjet në të cilin udhëtonin dy persona në Lezhë është qëlluar me armë zjarri në aksin Milot-Lezhë, në afërsi të fshatit Tresh. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit tip Ford.
Autorët parakaluan makinën e tyre dhe në lëvizje i qëlluan ata, por 3 plumbat prekën vetëm pjesën e poshtme të makinës, pa shkaktuar viktima. Bashkia Lezhë përjashtoi që atentati të ketë lidhje me detyrën e Mirel Ndokës, por hetimet vazhdojnë.