Protesta e opozitës para Parlamentit u përmbyll pas tre orëve.
U hodh sërish gaz lotsjellës pasi simpatizantët e opozitës së bashkuar tentuan të çajnë kordonin e parë të policisë para Kuvendit.
Gjithçka u përmbyll pa përshkallëzuar në dhunë, me largimin e deputetëve me makina nga Parlamenti, dhe me përmbylljen e protestës nga një fjalim i kryedemokratit Basha: Ikën si minjtë, por beteja popullore për rrëzimin e qeverisë Rama, vazhdon – tha ai.