Ndërsa situata është tensionuar në sheshin jashtë parlamentit, ku nuk ka mungoi edhe përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e policisë, maxhoranca po vijon seancën plenare.
Mësohet se deputetë të maxhorancës kanë shtuar emrin në listën e diskutantëve, me qëllim zgjatjen e seancës.
Me një lëvizje të papritur, maxhoranca vendosi të mbledhë sot seancën plenare, për të shmangur protestën e njoftuar nga opozita për ditën e enjte. Por thirrjes për seancë, opozita iu përgjigj me një tjetër thirrje për protestë, ndërsa ftoi qytetarët të mblidhen në protestë urgjente në sheshin përpara Kuvendit.