Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj para protestuesve para Kuvendit, tha se sot socialistëve të ndershëm që janë pa punë dhe u janë larguar fëmijët në emigracion.
Kryemadhi tha se do të rrethojnë çdo ditë Parlamentin sa herë që ata duan të bëjnë seanca.
“Ju drejtohem sot socialistëve të ndershëm që janë pa punë dhe u janë larguar fëmijët në emigracion. Sot prezenca jonë nuk është vetëm për sot. Ne do ta rrethojmë çdo ditë Parlamentin sa herë që ata duan të bëjnë seanca. Ne zgjodhëm të ishim si ju dhe të dilnim në shesh si ju. Ne zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar se Rama është vetëm. Ai i ka kundra edhe ata deputetët që ka në Kuvend”- tha Kryemadhi.