Një person ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë, teksa ka qenë duke ruajtur gjedhët në kullotën e quajtur “Hani” në Subash të Gjirokastrës.
I plagosuri është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nëpëmjet një helikopteri, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Një grup hetimor, ka nisur punën në bashkëpunim me prokurorinë për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes.