Menjëherë pas thirrjes së Lulzim Bashës për t’iu drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar mandatet, gazetarët e Fax News kanë raportuar se kryeministri Edi Rama është larguar me eskortën e tij nga ky institucion ku rrinte prej disa orësh.
Sipas raportimeve kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërsa më pas u largua drejt Hotel Rognerit.