Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së bërë nga OSBE-ja pak minuta më parë për çështjen e djegies së mandateve.
Ai shprehet se vetë OSBE ka qenë e para që konfirmoi dhe vulosi se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të blera, por sot mohon raportin e saj me deklaratën e bërë.
Statusi i plotë
Pse OSBE sot eshte kunder OSBE !?
OSBE ka qene e para, qe i vuri vulen blerjen e votave ne 25 qershor,vota qe prodhuan qeverine ilegjime te Edi Rames.
Opozita eshte e gjitha ne kembe per te vendosur legjitimitetin e qeverisjes,te votes se lire dhe te demokracise.
Edhe Prokuroria shqiptare ka provuar shitblerjen e votes edhe Voice of America i beri publike boterisht.
Pse OSBE sot harron raportin e OSBE per zgjedhjet e 25 qershorit qe i ve vulen shitblerjes dhe kriminalizimit te votes.
Per t’ja rifreskuar memorjen OSBE ne Tirane ja se cfare thote raporti perfundimtar i OSBE per zgjedhjet e 25 qershorit 2017:
OSBE ne raportin perfundimtar e vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”