Protesta/ Policia: Synohet hyrja në parlament, do përgjigjemi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta/ Policia: Synohet hyrja në parlament, do përgjigjemi!

19:05 | 20/02/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do përgjgigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita.

Policia deklaron se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale në protestën e nesërme dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Deklarata e plotë

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Policia e Shtetit në zbatim të ligjit “Për tubimet”, si dhe në mbështetje të së drejtës së organizmit të tubimeve paqësore të qytetarëve, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 21 shkurt 2019.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si edhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për bllokimin e disa rrugëve që lidhen me vendin ku do zhvillohet protesta, si dhe për kontrollet e shtuara përgjatë akseve rrugore kombëtare, që ajo është e detyruar të zhvillojë, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!

Etiketa: Policia

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Lufta ndaj oligarkëve/ Blini në dyqanet e lagjes…

Lufta ndaj oligarkëve/ Blini në dyqanet e lagjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com