Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Sociqaliste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se nuk e di opinionin e deputetit Lefter Koka në lidhje me djegien e mandateve sepse nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e ditës së djeshme.
“Nuk kemi një komunikim me zotin Koka për shkak se nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje gjatë ditës së djeshme. Nuk kemi patur asnjë komunikim me të. Ne komunikojmë në grupin parlamentar dhe nuk komunikojmë në media. Teknikalitetet nuk kanë asnjë rëndësi”, – tha Vasili.
Sipas Vasilit, vendimi për të djegur mandatet e deputetëve është një nga vendimet politike më të forta që është marrë ndonjëherë në vendin tonë.
Ai tha se shteti i së drejtës nuk funksionon dhe këtë e kanë dëshmuar sipas tij aferat e zbuluara deri më tani.