Një aksident i rëndë ka ndodhur pësditen e sotme në Bulqizë pasi dy automjete janë përplasur.
Mësohet se pas përplasjes së dy makinave më njëra-tjetrën kanë mbetur të plagosur 3 persona nga të cilët njëri shumë rëndë.
I aksidentuari në gjendje të rëndë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.