Policia ka dhënë shifrat zyrtare të personave të arrestuar pas protestës së djeshme të opozitës. Zyrtarisht deklarohet se pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.