Ekipi i Luganos në Zvicër luan sot, një ndeshje të rëndësishme në transfertë, përballë Luzernës.
Ekipi i Sadikut, gjendet vetëm një vend mbi zonën e rrezikut që të zbret një kategori më poshtë, dhe ende lufton për të siguruar mbijetesën. E tashmë, që edhe ndeshjen e marsit për Kombëtares po afrojnë, një lajm i mirë për bomberin elbasanas.
Për herë të parë këtë sezon, Sadiku do të rreshtohet mes titullarëve të Luganos, që pas transferimit në Zvicër në merkaton e janarit. Pas rikuperimit nga dëmtimi i gjatë, trajneri Fabio Çelestini, po i jep besim Sadikut, edhe pas pëlqimit të madh që vetë presidenti Anxhelo Renxeti ka për sulmuesin shqiptar.
Dhe ndeshja e parë si titullar, duket se i ka sjellë fat elbasanasit. Në minutën e 32-të, Sadiku shënoi golin e parë, që zhbllokoi shifrat, duke shkuar në shtyllën e dytë, dhe me kokë nuk fali nga pak metra larg portës.