Pas mbylljes së protestës së Opozitës, protestë e cila zgjati më shumë se 5 orë, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Me anë të një deklarate për shtyp nga selaia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh: “Frikacaku Edi Rama, sot me dy mijë karriget e tij në Vlorë, kërkonte të bënte antimitingun, por sot shqiptarët i treguan Edi Ramës, se ti ke ikur zotëri, por ke ikur si frikacak e nuk ke vend ku të fshihesh”.
Në vijim ajo theksoi se pavarësisht formës dhe mënyrave që do të përdorë Kryeministri ndaj popullit të tij, ata nuk do të zmbrapsen.
“Sot Edi Rama e tregoi që është frikacak. Edi Rama jo gazlotjellës por sikur të gjithë arsenalin e Bashkimit Sovjetk dhe Shteteve të Bashkluara të Amerikës ta përdorë kundër popullit të tij, nuk mund t’i zmbrapës më qytetarët”, – tha Kryemadhi.
Në vijim ajo paralajmëroi: “Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Ditë të tjera do të vijnë, edhe më të ethshme edhe më me makth për Edi Ramën, por do të vijnë ditë më të bukura për shqiptarët. “, ndërsa e përmbylli fjalën duke thënë: “Falënderoj të gjithë protestuesit që nuk u bënë pre e provkimeve të Edi Ramës dhe Gardës së tij. më shumë se 20 herë u qëllua ndaj qytetarëve, por ata u treguan këmbëngulës“.