Ku do të luajë Paolo Dibala sezonin e ardhshëm? Po të dëgjosh fjalët e Fabio Paratiçit, “La Joya” nuk do të largohet nga Torino, ndonëse pretendentët për lojtarin argjentinas nuk mungojnë.
Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato.web”, Bajerni i Mynihut e cilëson amerikanojugorin si trashëgimtar për Riberin ose Robenin dhe ka gati një çek prej 75 milionë eurosh.
Problem mbetet kampionati gjerman. Dibala nuk është aspak entuziast të luajë atje. Gjithsesi, ofertat nuk mungojnë dhe Liverpul, Real apo edhe Interi, janë gjithnjë pas derës.