Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qënë nën ndikimin e alkolit
Një autobus i linjë së Unazës është përplasur me një pemë në afërsi të “Parkut Rinia” në Tiranë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e palgosur një grua e cila është shoqëruar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë se drejtuesi i mjetit ka qënë i dehur, ndërsa vet i akuzuari është shprehur se aksidenti ka ardhur si pasoje e funksionimit të keq të frenave. Pak ditë më parë policia rrugore e Tiranës ka arrestuar një drejtues autobuzi të linjës urbane të Tiranës së Re nën akuzën e ngarjes së mjetit nën ndikimin e alkolit.