Opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Elbasan. Kësaj protestë i janë bashkuar banorë të zonave urale dhe bashkive të tjera të këtij qarku.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën kombëtare në Papër. Me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, ata kërkojnë punë e dinjitet. Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.