Dy apartamente janë shkrumbuar nga zjarri në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Pas mesnatës së kaluar banorët e pallatit u zgjuan të tmerruar nga flakët gjigande të kishin pushtuar apartamentin në katin e shtatë dhe tjetrin në katin e tetë.
Mësohet se zjarri kishte dalë edhe në ballkon, çka detyroi zjarrfikësit të evakuonin të gjithë banorët.
Por aq dramatike janë edhe pamjet pas zjarrit në dy apartamentet luksoze. Gjithçka e shkrumbuar, që nga dhomat e gjumit deri në kuzhinë e deri tek muret që janë zhveshur plotësisht.