Nikolla Gruevski s’ka ikur në momentin e fondit, por e ka planifikuar arratisjen në detaje, shprehen burime nga Prokuroria për TV Telma.
Ata pretendojnë se ai nuk e ka thënë të vërtetën dhe ka manipuluar publikun për shkak se në hetime janë mbledhur dëshmi ku vërtetohet se ai ka nisur të planifikojë arratisjen dy muaj para, në shtator. Kjo përputhet me njoftimet e PSP-së se ai pikërisht në shtator ka tërhequr paratë nga llogaritë bankare në Maqedoni, rreth 200.000 mijë euro dhe që kaloi pa u vënë re nga organet kompetente dhe hetuese.
Prokurorja Vilma Ruskoska për TV Telma deklaroi se është e pritshme që Gruevski të mos zbulojë detaje për arratisjen dhe ndihmën eventuale.
“Që nuk dëshiron të thotë është normale. Nëse e thotë do të duhet të zbulojë kush apo cilët i kanë ndihmuar gjatë arratisjes”, tha Ruskovska.