Një ndër problemet më të hasura kohët e fundit janë grabitjet, që vijnë e shtohen.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Vagalat të Finiqit, ku grabitësit kanë grabitur një banesë dykatëshe e më pas i kanë vënë flakën.
Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme ndërsa banesa e grabitur dhe e djegur, është në pronësi të Stefan Cakës.
Banorët thonë se janë grabitur rreth 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga ana tjetër mësohet se banorët kanë kërkuar polici të minoritarëve që tu ruajë pronat.