Banorët e qytetit të Elbasanit po protestojnë ditën e sotme kundër qeverisë së Edi Ramës.
Me thirrjet “Rama ik”, banorët kanë marshuar në rrugët e qytetit, ndërkohë që janë fokusuar duke kërkuar që të mos betonizohet parku i qytetit si dhe duke kërkuar punësim.
Qytetarët po marshojnë në mënyrë simbolike në bulevardin kryesor, për t’ju drejtuar bashkisë së Elbasanit.
Portesta është mbështetur nga Partia Demokratike, ndërkohë që të pranishëm në protestë janë deputetët Endri Hasa, Luciano Boci si dhe Edmond Spaho.