Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.