Belshi pa policë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Belshi pa policë!

17:40 | 01/02/2019
në Shqiperi
0

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i është drejtuar përmes një letre ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me një shqetësim të komunitetit që përfshin zonën e Dumresë. Mungesa e një komisariati policie bën që 33 mijë banorë të këtij qyteti, pa llogaritur turistët e shumtë, të jenë të pasigurtë për jetën e tyre, ndërsa nga ana tjetër janë maskat ato që favorizohen dhe kanë dorë të lirë të bëjnë ç’të duan. Belshi varet direkt nga komisariati i policisë së Cërrikut i ndodhet rreth 25 km larg. Situata bëhet edhe më alarmante kur qyteza e Belshit vizitohet nga një numër i konsiderueshëm turistësh të cilët gjithashtu nga momenti në moment mund të bien pre e keqbërësve duke cenuar jo vetëm sigurinë, por njëherazi edhe njollosur imazhin e vendit.

Belshi pa policë!

Kërkesë publike drejtuar ministrit të brendshëm z.Sandër Lleshaj

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Maskat s’mund të mposhtin banorët e Belshit!

Z.Lleshaj duke ju uruar punë të mbarë në detyrën tuaj të re, fisnike, të vështirë, në shërbim të qytetarëve e në kontakt me njerëzit, më lejoni të shpreh një shqetësim publik nëpërmjet kësaj kërkese.

Ju jeni ministri i tretë në fakt që i drejtohem, pasi z.Saimir Tahiri dhe z.Fatmir Xhafaj nuk e gjetën asnjëherë mundësinë dhe as kohën ta vlerësonin dhe realizonin këtë lutje.

Ju shkruaj si një ndër 33 mijë banorët që ka lindur në qytezën e Belshit sot në Bashkinë e 61-të, të Republikës.

Prej kohësh me investime të rëndësishme është kthyer në një zonë atraktive turistike, shumë tërheqëse si dhe me një nivel jetese të admirueshëm.

Kjo kurrë falë drogës por në sajë të emigrimit të rinisë në këtë zonë që ka ndërtuar banesat dhe të ardhmen e tyre duke sistemuar edhe prindërit. Prindërit të cilët sot si dikur, Sami Frashëri “Rilindas” shkruante për Belshin-kryeqyteti i Shqipërisë, jetojnë në këtë territor me një shqetësim që po agravon gjithnjë e më tepër.

Zyrtarisht janë 33 mijë banorë, 24.240 zgjedhës sipas statistikave të KQZ-së, por aty janë mbi 40 mijë banorë e në sezonin turistik 60-100 mijë banorë të cilët jetojnë nën ankthin e Hajdutëve, Grabitësve, apo Maskave.

Kjo, e denoncuar publikisht edhe nga qytetarët që përfshijnë edhe policinë. Unë dhe shumica s’e besojmë kurrë që policia është palë, por policia aty është në pamundësi reale të reagojë.

Janë jo më shumë se 10 policë në Postën e Bleshit. Belshi z.Ministër ka një shtrirje gjeografike prej 215 km2, kufizohet me Peqinin, Lushnjen, Kuçovën, Cërrikun dhe në 360 gradë Dumreja ka rrugë hyrëse e dalëse, kjo falë investimeve dikur të PD, sot edhe të PS që për mua janë pa ngjyrime por investime të vlefshme.

Në këtë letër ju kërkoj të merrni në konsideratë këto fakte:

Belshi ka varësi nga komisariati i Cërrikut, i cili me çdo vendngjarje ndodhet minimalisht 10-25 km larg. Imagjinoni pak një krim që do të ndodhte në Vorë ta menaxhonte komisariati nr.4 ose një krim në Pogradec që ta menaxhonte Korça.

Shqetësimi aktual mbetet vjedhjet dhe po ju tregoj nëse doni verifikojeni në komunikatat tuaja rezultojnë të shkruara e bardha mbi të zezë nga rakija deri ke vaji ullirit, pulat, lopët apo delet. Fundja këto janë pasuritë e njerzëve aty dhe këto i shqetësojnë ata dhe mua.

Ndaj pas flotës së re që shpërndatë kudo nëpër Shqipëri, në Belsh ende s’ka një furgon policie, s’ka ambiente të denja për të pritur qytetarët, s’ka një patrullë policie, s’ka një motorr policie, s’ka një biçiklet patrullë dhe pse është zonë turistike.

Z.Lleshaj është zona kur Shqipëria lulëzoi nga kanabisi dhe aty mbillej duhan dhe jo drogë, paçka se fermerëve djersa ju nëpërkëmb dhe do i dilte më mirë me drogë!

Të paktën sot reagoni JU, që maskat si dikur, kur duhej paguar taksa tek bandat e Cërrikut për të shkuar në Elbasan, mos e kthejnë atë qytezë në hambarin ku çdo natë terrorizohen pleq, plaka dhe familje.

Ajo zonë e ka dhe traditën e kobures e të çiftes, por prej dekadash ka zgjedhur të mos e përdor pasi JETA është më e bukur pa to. Nëse ju do të heshtni sërish duke e lënë me 10 policë atë 215 km2, me 33 mijë banorë, e këta 10 policë i ka e gjithë posta për tre turne shërbim, atëherë???!!!

Jo vetëm ju, por edhe paraardhësit tuaj dhe ata të qeverisë dikur por krijojnë me ndërgjegje një problem të madh social.

Do pyesni përse po jua dërgoj unë kërkesën?!

Sepse unë jam një Belshak që kurrë s’e kam mohuar origjinën dhe ndaj atij komuniteti kam detyrimin të përcjell çdo shqetësim për minimalisht, sigurinë e jetës.

Z.Lleshaj ligji për policinë e shtetit me 33 mijë banorë nuk ju detyron por nuk ju pengon ta bëni komisariat, fundja s’ka rëndësi komisariati, posta apo stacioni, rëndësi kanë burimet njerëzore dhe baza materiale e mbështetëse.

Z.Lleshaj kjo kërkesë vjen tek ju, kur drejtues dhe ish-drejtues policie me të cilët unë kam ndarë këtë shqetësim thonë duhej ishte bërë me kohë, e sot kërkesa është ta bëni JU.

Z.Lleshaj ndoshta do thoni gjykata dhe prokuroria janë në Elbasan, por kjo s’ka rëndësi pasi njerëzit atje s’duhen lënë nën mëshirën e maskave.

/shqiptarja.com/

Etiketa: BelshPolicia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kim Kardashian reklamon linjën e re të parfumeve për San Valentin

Kim Kardashian reklamon linjën e re të parfumeve për San Valentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com