Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina është bërë i mundur ekstradimi nga Greqia i një shtetasi shqiptar të dënuar me 7 vjet burg.
Shtetasi Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.