Mjekja e njohur, bija e deputetit socialist, komenton kështu çmimin e dhënë nga kryeministri “Bleta e Artë” për drejtoren e QSUT-së, Ogerta Manastirliu
Krahas çmimit të shpikur nga kryeministri Rama “Bleta e Artë”, mjekja e njohur gjinekologe, Anika Dokle, propozon dy çmime për zyrtarët e suksesshëm të kryeministrit, “Derr i pangijshem” dhe “B…turtulli” i vitit!. Me gjithë ironinë që e karakterizon mjeken e njohur, bijën e deputetit socialist Namik Dokle, tallet me vlerësimet e kryeministrit për zyrtarët e tij të dështuar. Me sa duket, Anika Dokle ka marrë shkas nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”, të cilin e fitoi edhe drejtoresha e QSUT-së Ogerta Manastriliu.
Pavarësisht se spitalet janë në performancën më të dobët që ka njohur ky institucion ndër vite, për kryeministrit drejtoresha e tij e meriton cmimin “Bleta e Artë”. Një vit më parë këtë çmim e fitoi një tjetër drejtoreshë po kaq e suksesshme, ajo e Tatimeve, Briseida Shehaj. U cilësua “Bletë e artë edhe pse performanca e sektorit të tatimeve ishte më e dobëta në vitet e fundit pasi për shkak të mos realizimeve i mungojnë buxhetit të shtetit 200 milion euro.
Nisur nga standartet me të cilat vlerëson kryeministri drejtoreshat e tij, Anika Dokle me ironi të thellë propozon: “Cmimeve ‘Bleta e arte” te Rames, “Kameleoni prej nikeli” dhe ‘Thithlopa” te Dritan Hiles do t’i shtoja dhe cmimet “Derr i pangijshem” dhe “B…turtulli” i vitit!
Paralelen e hiqni vete ju!” shkruan Anika Dokle në Facebook.
Më heret, ish-zvministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, i cili gjithashtu shfaqet kritik me qeverinë ku ishte pjesë, kishte propozuar idetë e tij për çmime për zyrtarët epreferuar të kryeministrit. Në një status në Facebook, Hila shkruan: Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, eshte perzgjedhur “Bleta e artë”, ne teatrin e kukullave te fundvitit. Qe Ogerta nuk ka pune me punen, nuk do as laps as kalem, mjafton te fusesh hunden ne spitalet e Tiranes. Por meqenese ka punuar me Ramen ne bashki, kjo mjafton. Por ka edhe ca me shume: bashkeshorti i saj ka qene drejtor kabineti i Genc Rulit kur ky ishte minister bujqesie. Pra me blete se kaq nuk ka ku shkon. Gjithmone ne mes te mjaltit.
Nderkohe do t’i propozoja kryeministrit te shpallte çmimin “Kameleoni prej nikeli”, ku per here te pare ta merrte Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe nga koha e Saliut te pare dhe deri me sot, ish delfin i PD ne fushaten e 2013, dhe kohet e fundit bashkepunetor i ngushte i Koço Kokedhimes, i cili mund ti bente edhe CV e dekorimit.
Te krijohej edhe çmimi “Thithlopa”, te cilin per vitin e pare (por nuk eshte e thene i fundit), e meriton Erjon Velia bashke me tarafin e biznesmeneve ne grupin socialist te keshilltareve te bashkise, per ngritjen e çmimit te biletave te sherbimit urban.
Mireserdhe 2016-te ne vendin ku qeveris vetem paraja dhe tarafi, e nuk ka ideale dhe parime”, shkruan Hila.