Dy balena janë gjetur të ngordhura në bregdetin gjerman. Pas kontrolleve ka rezultuar se në stomakun e tyre kishte mbetje të shumta plastike si dhe pjesë makinash.
Besohet se balenat i konsumojnë mbetjet në det duke menduar se janë ushqim. Jo pak mbetje të cilat hidhen çdo vit në det rrezikojnë jetën e shumë gjallesave.
Njerëzit vazhdojnë të hedhin mbetje plastike në tokë ku 80% e tyre përfundojnë në oqeane dhe shpesh konsumohen si ushqim.