Të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, por jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit por edhe në atë akademike. Njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.
Ajo është antare e “Emile Noel në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente ne Univerzitetitn e Mastrihit. Ka doktoruar në Univerzitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.
Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian. Ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Metro.
Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar nga dhe për Univerzitetin e Oxford’it,“Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjën në BE” Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.
Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez.
Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi./ Insajderi.com