14 gra janë helmuar mëngjesin e sotëm në një fasoneri që ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë.
Sipas të dhënave të para, raportohet se shkak ka qenë çarja e një tubi gazi.
Punonjëset e rrobaqepësisë janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
/shqiptarja.com/