Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria.
Sipas inbformacioneve të para, mësohet se të arrestuarit janë 3 shtetas shqiptarë dhe tre të tjerë grekë, ndërsa u është sekuestruar sasia prej 93 kilogramë lëndë narkoteike e llojit marijuanë.
Sipas medieve lokale, mësohet se dy prej shqiptarëve të arrestuar, të cilit janë të moshës 31 dhe 52 vjeç, kishin për detyrë trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi e më pas drejt Selanikut ku e priste pjesa tjetër e grupit që merrej me shpërndarjen e saj.
Policia falë informacioneve, ka ndërhyrë kur po bëhej shkëmbimi i një sasie të trogës në Selanik, ku janë pikasur nga policia 5 trafikantët, ndërsa arritën të kapeshin vetëm 3 prej tyre. Për katësisht u arrestuan dy shqiptarë të moshës 31 dhe 52 vjeç dhe një 51-vjeçar grek.
Dy grekë të tjerë 35 dhe 64 vjeç u larguan me makinë por u kapën më vonë në rrugën kombëtare Selanik – Moudiana.
Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan 52 kg dhe 728 gramë marijuanë dhe 1150 euro. Po ashtu u ushtrua kontroll në një banesë në Selanik ku u gjetën dhe sekuestruan 40 kg dhe 225 gramë marijuanë, 2220 euro, 1 peshore dhe u arrestua një shqiptar tjetër 31-vjeçar. Në total u sekuestruan edhe 3 automjete.
Që nga fillimi i këtij vit në Greqi janë sekuestruar rreth 204 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria.