Nga Alma Dema Tërshalla
Bir,
Të kisha timin kur ishe brenda meje
Aq sa një lajthi
Ëndrrat e mia dashurore i enda ndër ty!
Bir,
Të shoh ndërsa rritesh si lastarët e lajthisë
E qiellit i buzëqesh pafajësisht
Trembem, tutem bir
Brinjët e shpirtit, shtrëngohen ligsht!
Bir,
Qumështi im i ngrohtë
Lëng i jetës time
E jeta e lëngut tim
Të shoh ndërsa rritesh
E hapin e shtrin përtej prehërit tim
E vlagën e qumështit ma trazon me flokë
Krahët tuaj drejt qielli!
Dëshira jote, do ta rrokë…
Bir…