Ndërkohë që studentët vijojnë me protestat e tyre, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore si dhe anulimin e ligjit të arsimit, ka reaguar edhe Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave.
Ditën e sotme ata kanë dalë me qëndrim zyrtar në lidhje me protestën e studentëve, duke kërkuar abrogimin e ligjit dhe shfuqizimin e VKM-së që i largon nga godina aktuale.
Vendimi:
Sot në datën 21.01.2019, bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN
SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”; Neni 36, pika 1
“Organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë”; Neni 41 “Asambleja e
personelit akademik”, Në mbledhjen e saj të parë, pasi diskutoi mbi situatën e krijuar nga
Protesta e studentëve dhe Statusin e godinës ku zhvillon aktivitetin mësimor Fakulteti i
Gjeologjisë dhe Minierave;
V E N D O S I !
1. Ti kërkohet Qeverisë shfuqizimi i VKM-së Nr. 744, datë 5.11.2014 “Për kalimin, në
përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë,
nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, tek Ministria e
Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, për arsyet se:
Kjo VKM përbën një precedent të rrezikshëm për të tjetërsuar të gjitha godinat e
Universiteteve Publike;
Kjo VKM është bërë pengesë për të realizuar të gjitha investimet e nevojshme
për zhvillimin funksional të aktivitetit mësimor e kërkimor-shkencor në FGJM.
Anulimi i VKM-së të bëhet brenda një periudhe kohore prej 15 ditësh, në të
kundërtën Stafi akademik do të kalojë në Bojkot, deri në plotësimin e kërkesave.
2. Ti kërkohet Qeverisë anulimi, ose ndryshimi rrënjësor i Ligjit për Arsimin e Lartë
Nr.80/2015, duke marrë në konsideratë kështu qëndrimin e 29 anëtarëve të stafit
akademik të FGJM nga 50 gjithsej, të shprehur nëpërmjet një peticioni në fund të
dhjetorit të vitit 2018, në solidaritet edhe me stafet akademike të institucioneve të
tjera të Arsimit të Lartë Publik. Ky proces të jetë gjithpërfshirës, i mirëmenduar dhe i
matur me qëllim nxjerrjen e një produkti cilësor që do të adresojë shqetësimet dhe
problematikat e dala.
3. Me qëllim dhënien fund të abuzimit me godinat, të regjistrohen në ZRPP të gjitha
godinat e Universiteteve Publike në emër të tyre.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK
FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë, Tel.: +355 4 2375246/5, ëeb: www.fgjm.edu.al; e-mail: [email protected]
4. Të kërkohet ri-vlerësimi, motivimi dhe mbështetja e Pedagogëve dhe punës
kërkimore shkencore në Universitet.
5. Të mbështetet protesta e studentëve deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.
6. Të mbështetet propozimi i Asambleve të Personelit Akademik të Fakulteteve të tjera
për një takim koordinues mes përfaqësuesve të stafeve akademike.
7. Të merren masa për plotësimin e kushteve bazë për mësimdhënien sipas normave
të CEE, përfshirë ngrohjen në të gjitha auditoret e fakultetit si dhe të sigurohet uji i
vazhdueshëm. Të merren masa për plotësimin e kushteve bazë, të mësimdhënies
duke akorduar një fond të menjëhershëm emergjence, për përmiresimin e kushteve
higjeno sanitare, ngrohjes së auditoreve dhe bibliotekes.
8. Të krijohet dhe të përditësohet në mënyrë periodike një bazë e besueshme të
dhënash për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies dhe t’i bëhet transparente
Asamblesë së Personelit Akademik.
9. Të organizojë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë jo më larg se 15 ditë nga dita e
sotme, me një rend dite të paracaktuar më parë.
ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK