Alibeaj: Do të diskutojmë vetëm mbi opinionet e komisionit të Venecias për reformimin e sistemit të drejtësisë
Mazhoranca dhe opozita arrijnë marrëveshje për reformën në drejtësi. Ekspertët e dy palëve në komisionin për reformën në drejtësi, kanë arritur marrëveshje për të punuar vetëm mbi draftin e Komisionit të Venecias. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i opozitës në këtë komision, Enkelejd Alibeaj.
Pas mbledhjes së parë të komisionit për këtë vit, Alibeaj tha: Pas diskutimeve të gjata, sepse më duhet të them që nuk ishin të lehta, u ra dakord që diskutimi i mëtejshëm është pikërisht ky: Dokumenti i vetëm, bazë mbi të cilën të gjithë ekspertët e të gjitha krahëve të jetë dokumenti, opinioni i miratuar nga Komisioni i Vencias. Dokumnet ky që është i qartë, nuk krijon asnjë lloj keqkuptimi apo dykuptimësie. Opinion që ka thënë qartë se çfardëlloj reformë që duhet të kryhet nuk duhet të kapë sistemin e drejtësisë. Ky është një hap përpara, i drojtur, por është një hap përpara, sepse kjo lloj procedure e instauruar sot shpresoj që të vazhdojë edhe në ditët një vijim”, tha Alibeaj.