Janë shtyrë sërish hetimet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Afati i hetimeve për Tahirin është shtyrë me tre muaj nga ana e prokurorisë për krimet e rënda.
Kjo është hera e tretë që shtyhen hetimet për ish-ministrin e brendshëm, duke qenë se prokuroria nuk arrin dot të grumbullojë provat e nevojshme.
Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.
Afati zyrtarisht përfundon ditën e nesërme, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti.
Vetë ish-ministri në një dalje të tij publike pak kohë më parë ka kërkuar nga Prokuroria përfundimin sa më parë të hetimeve, madje duke shtuar dhe numrin e prokurorëv të çështjes.
/faxweb/