Ministri i Financave në largim Arben Ahmetaj është dhunuar nga kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë Gent Daja dhe Ervin Rroshi, kështu thuhet ndër të tjera në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa publikon mesazhin e një qytetari digjital, Berisha shkruan:
“Breaking News!
Rrihet keq dhe ndryhet ne qenef mender ministri Ahmetaj!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
pershendetje dr Gent Daja dhe Ervin Rroshi rrahin Arben Ahmetajn ne lokalin poshte selise se PS ku do te mbahej mbledhja e partise e programuar ne oren 18:00. Dyshja Rroshi-Daja i jane kundervene Ahmetajt sapo ka hyre ne lokal duke i gjuajtur me gote dhe degjeneruar me nje fjalor vulgar.Klientet e lokalit e kan mbajtur ne tualet Ahmetajn deri ne momentin e nderhyrjes se Policise se Shtetit per te qetesuar situaten. Pervec gotave e shisheve te thyera nga konfrontimi tyre,deme ka pesuar edhe Ahmetaj pasi eshte perplasur ne xhamin e lokalit.
Po ashtu sherri ka vazhduar edhe me servilat e Ahmetajt te cilet i jane kundervene kryesisht kreut te PS ne Kavaje Gent Dajes te cilit e kane goditur kete te fundit.”
Kujtojmë se Ahmetaj është shkarkuar nga Rama dhe në vend të tij është zgjedhur Anila Denaj.
/fax/