Tashmë është zyrtare, për herë të trete Armando Sadiku do të vesh fanellën e Lugonos. Sulmuesi i përfaqësueses Shqiptare, i jep fund aventurës me Leventën, skuadër ku nuk arriti të për asnjë moment të linte gjurmë, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta të cilët e mbajtën larg fushave të blerta për një periudhe të gjatë.
Rikthimi tek Lugoano ishte një dëshirë e vetë sulmuesit pasi e njeh shumë mirë ambientin në skuadër dhe mbi të gjitha futbollin zviceran ku ka luajtur 95 ndeshje dhe ka shënuar 58 gola . Sadiku kaloi me sukses testet mjekësorë ndërsa para pak minutash u konfirmua edhe zyrtarizimi i këtij transferimi. Pavarësisht se Leveante e la të lirë të largohej, klubi spanjoll ka ruajtur të drejtën për ta riblerë në fund të këtij sezoni.