Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% në vlerën e tregut për pronat e tyre, ndërkohë që kërkojnë dhe anullimin e projektit.
Sot në ditën e 73 të kësaj proteste ata bëjnë thirrje për bashkim sepse sipas tyre, Edi Rama ka instaluar diktaturën dhe për këtë ata ftojnë qytetarët shqiptarë që ti thonë njëherë e mirë boll më atij.
“Edi Rama, tërhiqu sa nuk është vonë sepse po nxit vëlla-vrasjen midis njëri-tjetrit, miidis qytetarëve dhe policisë, ndaj tërhiq policinë, tërhiq projektin, tërhiqu edhe ti nga qeveria sepse po i paraprin një fatkeqësie edhe më të madhe. Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu, s’kemi kohë për të humbur rrugëve. Ne nuk jemi zaptues, ne jemi në shtëpitë tona të ndërtuara me gjak, ti je zaptues,” – është shprehur njëra nga protestueset.
Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës nga ku janë shprehur se Ramën, Veliajn dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qendron i pret burgu.