Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se është dorëzuar Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge..
“Dorëzohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon. sb. Përshendetje doktor, vetëdorëzohet Kelment Balili në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ai është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin”, shkruan Berisha.
Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.
Për “kokën” e Eskobarit të Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal që do të tregonte se Balili dhe rrjeti i tij i njerëzve që e ndihmojnë është më i dobët se sa Policia e Shtetit.