Lojtari më i ri i Skënderbeut, Elmir Asani ka rrëfyer ardhjen e tij në qytetin e Korçës dhe idhullin e tij më të madh. Asani është i lindur nga dy prindër serbë në Kosovë, por pothuajse nuk flet fare shqip.
“Kam ardhur te Skënderbeu sepse është një klub i madh, me një traditë të madhe dhe me shumë trofe. Këto arsye më bindën ta pranoj ofertën. E kam ndjekur edhe më parë Skënderbeun, sidomos gjatë garimit në UEFA Europa League. Skënderbeu është një klub i madh dhe me siguri do të thotë shumë të luash në këtë ekip dhe për të ecur lart në karrierë,”– tregon futbollisti për Sportekspres.
Ndër të tjera Asani tregon se e krahasojnë me sulmuesin nga Gjilani, që luan me Liverpool tani, dhe është pikërisht idhulli i tij. “Idhulli im në futboll është aktualisht Xherdan Shaqiri i Liverpulit, sepse ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe të gjithë më thonë se kemi të njëjtin stil loje,”– pranoi sulmuesi.