Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës dhe akullit, prej 2 orësh dhjetra mjete kanë mbetur të bllokuara në afërsi të Ulzës.
Informacionet bëjnë me dije se mes mjeteve të bllokuara ka edhe ambulanca që po transportonin të sëmurë drejt Tiranës.
Mësohet se mes tyre ka mjete pasagjerësh, të tonazhit të rëndë dhe familjare. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur policia e Matit dhe vetëm me ndërhyrjen e forcave të policisë rrugore është arritur të zhbllokohet situata.
http://fax.al/read/article/19644046/bllokohet-rruga-milot-burrel-foto