Sipas informacioneve të fundit të marra nga strukturat e Emergjencave Civile në tre bashkitë e Qarkut të Kukësit nuk janë paraqitur probleme që kanë të bëjnë me detyrimin që kanë Emergjencat Civile.
Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.
Sipas Emergjencave Civile është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të tyre si dhe largimin e inerteve në segmentet problematike.
Ndërkohë nga ana tjetër gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë:
Vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët e Njësisë Administrative Arrën .
Rrugët në Njësisë Administrative Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme por me vështirësi. Rrugët e fshatrave Orçikël, Kosharisht , Pakisht dhe Zapod të Njësisë Administrative Zapod të pakalueshme.
Në bashkitë Tropojë dhe Has situata paraqitet si më poshtë:
Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.
Njoftohet gjithashtu se furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun.
Shkolla e mesme në fshatin Zapod Bashkia Kukës, ende nuk e ka filluar procesin mësimor ndërsa në bashkitë Tropojë e Has procesi mësimor ka vazhduar normalisht.
/FAXWEB.AL/