Një grindje në familje ka përfunduar me një të plagosur. Report Tv mëson se pas sherrit babai ka qëlluar me thikë djalin, i cili është transportuar në spital i plagosur.
Ylli Sulejmani ka qenë i dehur, ndërsa është arrestuar në flagrancë nga policia, që ka ndërhyrë me shpejtësi pas lajmërimit nga familjarët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 minuta të mbrëmjes së sotme, ndërsa i plagosuri Ylli Sulejmani raportohet se është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Pavarësisht ndërrimit të viteve në vend vijojnë krimet në familje. Në ditën e dytë të vitit të ri një krim në familje tronditi Ballshin, pasi burri vrau gruan dhe kunatën.
/shqiptarja.com/