Pak ditë pas marrjes së detyrës, Sandër Lleshaj ka firmosur dy ndryshime të rëndësishme në kupolën e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për rikthimin e një figure të njohur si Tonin Vocaj, emër ky i përfolur për lidhje me krimin.
Në vitin 2013, qarkulluan disa foto, ku Vocaj shihej në shoqërinë e Arben Frroku. Vëllai i ish-deputetit Mark Frroku i dënuar me burgim të përjetshëm.
Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.