Sipas parashikimeve temperaturat në të gjithë vendin do vijojnë të ulen. Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar një letër 12 prefektëve për marrjen e masave parandaluese për situatën e pritshme emergjente.
Dëbora dhe ngricat do të vështirësojnë qarkullimin në shumë rrugë, fakt që është hasur edhe gjatë ditës së sotme.
Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar gjithë prefektët e qarqeve, por edhe drejtuesit e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel rajonal dhe vendore, për marrjen e masave urgjente sipas fushave të përgjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.