Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pas një sherri të ndodhur në një lokal nate në Mafaldo të Italisë.
3 shqiptarët e ndaluar nga policia janë 27-vjeçari Rroshtak Dede, 52-vjeçari, Fabrizio Argento dhe 37-vjeçari Toma Rrok.
Mësohet se 3 shqiptarët kanë qenë të dehur e për pasojë kanë filluar të konfliktohen, ndërkohë kanë qenë karabinierët të cilët rreth orës 23:30 kanë ndërhyrë, duke vënë në pranga shkaktarët. Pas sqarimit të ngjarjes ata janë lënë të lirë.