Këtë javë Paralementi do të zhvillojë dy seanca plenare, njëra sot ku do të diskutohet dekreti i presidentit për kthimin e buxhetit, ndërsa nesër do të diskutohet vetingu në politike.
Por ajo që bie në sy në këto dy seanca është prania e opozitës, e cila prej 6 muajsh ka bojkotuar punimet e Kuvendit, duke mbajtur një qëndrim të kushtëzuar.
Sipas Opozitës, prania e saj në Kuvend është për dy arsye, e para për të mbështetur studentët në kauzën e tyre dhe e dyta për vetingun në politikë, një propozim i vetë Partisë Demokratike.