Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon mbështetjen e tij ndaj banorëve të Unazës së Re të cilët janë në ditën e 46-të të protestës së tyre në mbrojtje të banesave dhe biznese të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Basha tha se ditën e nesërmë PD do publikojë fakte të reja për këtë aferë tek Unaza e Re, ku sipas tij Rama-Veliaj kanë devijuar projektin e Unazës së Madhe për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego që do të ndërtonte pallate pasi të prisheshin banesat e banorëve të Unazës së Re.
“Këtu ku qëndrojmë ne sot është vjedhja. Nuk janë mjaftuar thjeshtë dhe vetëm me një tendër korruptiv, as me pastrimin e parave të pista, por për të çuar deri në fund fjalën e tyre kanë dashur të prishin shtëpitë e mbi një mijëra familjeve vetëm se përfituesi i kësaj afere kriminale ta çonte deri në fund planin e tij. Kjo që them sot nuk është vetëm një gisht akuze ndaj Edi Ramës se i vetmi njeri që i ka nën kontroll të gjitha institucionet dhe t’ja lidhe gojën sytë e veshët Arta Markut, këtë person e kanë kuptruar fare mirë se kush është.
Nesër opozira do publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere, se si Rama Veliaj së bashku me figurat e krimit kanë devijuar planin urbanistik, për të ndërtuar pallate shhumëkatëshe”, duke shtuar se këto pallate do i ndërtonte Edmond Bego. “I afërt me kupolën e Partisë Socialiste dhe i dënuar me 21 vite për trafik droge”, tha Basha.
“Ai është Edmond Bego, e mbani mend emrin e tij. Mos veprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës”- tha Basha.